Filtra Risultati
Biznese dhe aktivitete shqiptare — Gjej shërbimin që të duhet
Tigles është drejtoria më e plotë e bizneseve shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Këtu gjeni restorante shqiptare, dyqane ushqimore, auto-servise, sallone bukurie, zyra ligjore, klinika mjekësore, kompani ndërtimi dhe çdo lloj biznesi tjetër të komunitetit tonë.
Çdo profil biznesi përfshin emrin, kategorinë, adresën e plotë, numrin e telefonit, orarin e punës, foto dhe recensionet e klientëve. Bizneset me koordinata shfaqen edhe në hartën interaktive, duke i bërë të lehta për t'u gjetur nga klientët pranë.
Tigles ndihmon diasporën shqiptare të gjejë shërbime të besuara në gjuhën amtare. Nëse jeni në Itali dhe kërkoni një restorant shqiptar, ose në Gjermani dhe keni nevojë për një avokat që flet shqip, Tigles është pika juaj e fillimit.
Regjistrimi i biznesit është falas. Pronarët e bizneseve mund ta bëjnë profilin e tyre më të dukshëm me shërbimin Promuovi, duke fituar badge të dalluar, pozicion të lartë në kërkim dhe pin të sponsorizuar në hartë.
EartStudio
EartStudio eshte nje studio arti qe krijon portrete,piktura dhe vepra te personalizuara per kliente individuale dhe biznese, me nje ekip artistesh profesionistesh sherbimet tona jane: *Portrete te personalizuara *Piktura per shtepi dhe ambjente biznesi *Punime artistike me porosi *Kurse vizatimi dhe pikture *Projekte kreative dhe dekorative Misioni yne eshte te sjellim artin me prane njerezve dhe te krijojme vepra qe mbeten pertej kujteses EartStudio-Beyond Memory
Elsa events
Përshëndetje! Unë jam Elsa, 34 vjeçe, dhe jam themeluesja e një kompanie të dedikuar mrekullisë së festave. Biznesi ime e vogël është e specializuar në organizimin dhe dekorimin e eventeve të çdo lloji. Me pasion, kreativitet dhe kujdes ndaj çdo detaji, unë dhe skuadra ime shndërrojmë idetë tuaja në realitet, duke krijuar atmosfera magjike dhe kujtime të paharrueshme për ju dhe të ftuarit tuaj. Nga festat familjare deri tek ngjarjet më të rëndësishme, ne kujdesemi që çdo dekor të tregojë një histori unike.
Ador Flooring inc
ADOR Flooring është një kompani profesionale e specializuar në instalimin e dyshemeve në Ontario. Ne ofrojmë instalim të laminatit, vinylit (SPC/LVP), engineered hardwood, shkallëve dhe punime të ndryshme të përfundimit me standarde të larta cilësie. Me përvojë në projekte rezidenciale dhe komerciale, fokusi ynë është puna e pastër, precizioni në detaje dhe kënaqësia e klientit. Çdo projekt trajtohet me profesionalizëm, duke siguruar rezultate të bukura, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë për shtëpinë ose biznesin tuaj. ✔ Instalime profesionale të dyshemeve ✔ Vinyl, Laminate & Engineered Hardwood ✔ Mbulim dhe rinovim shkallësh ✔ Punë të pastra dhe përfundime cilësore ✔ Shërbim në Mississauga, Toronto dhe zonat përreth
Victory High Tech
Aktiviteti konsiston në importimin dhe eksportimin e mallrave ndërmjet tregut kinez, vendeve evropiane dhe tregjeve ndërkombëtare. Kompania vepron si ndërmjetësues dhe partner tregtar për identifikimin e furnitorëve, negocimin e kontratave, menaxhimin e porosive, kontrollin e cilësisë, organizimin e transportit dhe procedurave doganore. Fusha e veprimtarisë përfshin tregtimin e produkteve industriale, pajisjeve teknologjike, materialeve të ndërtimit, artikujve të konsumit, tekstileve, pjesëve këmbimi, makinerive dhe produkteve të tjera sipas kërkesave të tregut.